Ndërlidhjet

KANBERRË/PRAGË


Kryeministri i Australisë, John Howard i uroi sot kryeministrit britanik, Tony Blair fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ai me këtë rast tha se "kjo është hera e parë që një kryeministër laburist në Britani ti fitoj tri mandate të njëpasnjëshme, siç arriti zoti Blair". Mëtutje kryeministri i Australisë, John Howard tha:
- Simpatitë e mia në politikën britanike, natyrisht, përputhen me anën tjetër, me Partinë Konservatore, së cilës i uroi suksese. Por, për një kohë të gjatë, kurajon e zotit Bler lidhur me Irakun, e konsideroj si qëndrim të liderit të fuqishëm. Kjo më ka impresionuar mua sdhe besoj edhe shumë të tjerë.
Urime për fitore në zgjedhje zotit Blair i dërguan edhe kancelari gjerman, Gerhard Schroeder dhe presidenti i Francës, Jacques Chirac.
XS
SM
MD
LG