Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Ish komandantes së burgut Abu Ghraib në Irak, Janis Karpinski i është ulur grada nga gjenerali në kolonel me një urdhër të presidentit amerikan, George Bush. Ajo u shpall fajtore për shkelje të detyrave të saj. Zonja Karpinski ishte komandante e burgut Abu Graib në periudhën kur ndodhi skandali me keqtrajtimet e të burgosurve irakianë nga disa ushtarë të Shteteve të Bashkuara. Ajo është zyrtarja e parë e lartë e armatës amerikane që iu ulë grada ushtarake lidhur me këtë skandal.
XS
SM
MD
LG