Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në sesionin e radhës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që do të mbahet në fund të muajit maj, ku pritet të bëhet dhe vlerësimi politik për përmbushjen e standardeve në Kosovë, është paralajmëruar që të marrë pjesë dhe kryeministri kosovar, Bajram Kosumi. Kjo është thënë sot pas një takimi mes shefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen dhe kryeministrit Kosumi. Pas takimit u tha se do të shikohet mundësia nëse në Nju Jork bashkë me shefin e UNMIK-ut do të udhëtojë vetëm kryeministri Kosumi apo ndonjë delegacion më i gjerë qeveritar, ku do të ishte dhe një përfaqësues i pakicës serb.
Mirëpo ndërsa detajet e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë sesion kanë mbetur të qartësohen ditëve në vijim, Kosumi e Petersen thanë gjithashtu se i kanë diskutuar dhe modalitetet e formimit të Forumit gjithëpërfshirës politik si dhe çështjet që kanë të bëjnë me decentralizmin.
XS
SM
MD
LG