Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Rezultatet paraprake flasin për një fitore të Lëvizjes Fatah, të udhëheqësit palestinez Mahmud Abbas, në zgjedhjet për pushtetin lokal në territoret palestineze. Fatah ka fituar në 52 komuna, lëvizja militante Hamas në 24, tre nga të cilat janë ndër komunat kyçe, Kalkila, Qyteti i Gazës dhe Beit Lahia.
Lidhur me rezultatet al-Zahar, një nga drejtuesit e Hamasit ka theksuar:
"Për shkak të gjendjes së keqe të sigurisë shumë nga kandidatët tanë janë paraqitur si të pavarur në mënyrë që të tejkalonin sulmet e mundshme kundër tyre."
Palestinezët do shkojnë në zgjedhjet e përgjithshme në korrik të këtij viti.
XS
SM
MD
LG