Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sot fillon turneu evropian i presidentit amerikan George Bush. Riga do jetë ndalesa e parë, ku Bush do të takohet me udhëheqësit e vendeve Balltike dhe do të mbajë një fjalim mbi demokracinë dhe lirinë.
Presidenti amerikan do të vizitojë dhe Moskën, ku do marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të 60-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Bush ka deklaruar se në Moskë do t'i kujtojë homologut të tij rus, Putin se fundi i luftës nuk solli dhe fundin e pushtimit sovjetik në vendet Balltike.
Putin në një intervistë për mediat gjermane ka theksuar se një ligj i miratuar në kohën e Bashkimit Sovjetik kritikon paktin sovjetik-nazist për kontrollin ndaj vendve Balltike. Prandaj, sipas Putinit, Rusia nuk ka nevojë të kërkojë sërish falje.
XS
SM
MD
LG