Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair, ka fituar mandatin e tretë rradhazi në zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe. Blair u takua mëngjesin e sotëm me Mbretëreshën Elizabet, e cila kërkoi nga kreu i laburistëve të krijojnë qeverinë e re.
Udhëheqësit botërorë kanë uruar Blairin për fitoren. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka cilësuar fitoren e kryeministrit britanik si fitore të politikës vizionare. Më tej Rugova shkruan se "jam i bindur që do të kemi mbështetjen tuaj në njohjen e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që vendi im të bashkohet me popujt e lirë të botës së lirë"
Ndërsa kancelari gjerman Schroder deklaroi:
"Jam shumë i lumtur. Kjo është një fitore e madhe zgjedhore që ka arritur miku im Tony Blair. Parë në kuadër të zhvillimeve në botë, kjo rizgjedhje është arritje e madhe." Edhe presidenti francez dhe kryeministri australian i janë bashkangjitur urimeve për fitoren e laburistëve, që përkonte dhe me ditëlindjen e 52-të të kryeminsitrti britanik.
XS
SM
MD
LG