Ndërlidhjet

JERUSALEM


Vëzhguesit nga Instituti Demokratik Amerikan, që kanë mbikqyrur zgjedhjet për pushtetin lokal në mbi 80 komuna në territoret palestineze, i kanë vlerësuar ato si "përgjithësisht të ndershme".
Sipas Mac Harb, anëtar i ekipit të vëzhguesve, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë tepër e lartë. Sipas tij janë vënë re shkelje, të cilat nuk mund të vënë në pikëpyetje rezultatin.
"Kemi marrë informacione për një numër rastesh për shkelje brenda dhomës apo qendrës së votimit, por ato nuk kanë qenë në shkallë të tillë që të ndikonin në rezultat. Njëherësh rastet e shkeljeve nuk kanë qenë të shpeshta ", tha Harb.
Rezultatet paraparake flasin për fitore të lëvizjes Fatah të udhëheqësit palestinez, Mahmud Abas. Grupi militant Hamas ka fituar shumicën në 24 komuna, përfshi dhe tre nga qytetet kyçe.
XS
SM
MD
LG