Ndërlidhjet

RIGA


Presidenti amerikan George Bush tha sot se përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, solli pushtimin dhe shtypjen komuniste në vendet e Baltikut. Pas një samiti me udhëheqësit e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, në kryeqytetin letonez, Riga, Bush tha se amerikanët e njohin historinë e dhimbshme të këtyre vendeve. "Unë e pranoj se në Perëndim, fundi i Luftës së Dytë Botërore nënkuptonte paqen, por në vendet e Baltikut, ky fund e solli pushtimin dhe shtypjen komuniste. Ne e njohim historinë tuaj të dhimbshme", tha presidenti Bush. Ai është takuar sot me presidenten letoneze, Vaira Vike-Freiberga, me presidentin e Lituanisë, Valdas Adamkus, dhe me atë të Estonisë, Arnold Rwtel. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Vike-Freiberga tha se "janë të nderuar që kishin rastin të takohen me një udhëheqës të madh nga një vend i fuqishëm, i cili erdhi të tregojë interesim për atë çka ka ndodhur këtu, dhe të zhvillojë bisedime të hapura e të sinqerta me presidentët e tri vendeve të Baltikut".
XS
SM
MD
LG