Ndërlidhjet

AMAN


Presidenti i Irakut, Jalal Talabani, e ka filluar vizitën e tij dyditëshe në Jordaninë fqinje. Pas takimit me mbretin Abdullah, Talabani tha se marrëdhëniet irakiano-jordaneze janë "të shkëlqyeshme dhe që do të përmirësohen edhe më tej". Çështjet ekonomike raportohet të kenë qenë në krye të agjendës. Nuk është njoftuar nëse Talabani do të takohet edhe me princin e kurorës Saudite, Abdullahun i cili gjithashtu ka arritur në Jordani.
Ndërkaq nga zhvillimet në Irak, ambasada amerikane ka thënë se në qendër të Bagdadit kanë shpërthyer dy vetura bombë, duke lënë të vrarë të paktën 15 vetë, përfshirë 2 amerikanë. Zyrtarët irakianë kanë thënë se të paktën 30 vetë janë plagosur nga këto shpërthime.
XS
SM
MD
LG