Ndërlidhjet

NJU JORK


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed El Baradei, tha se udhëheqësit e botës duhet të bëjnë çmos që ta pengojnë Korenë e Veriut nga testimet bërthamore. "Këto teste do të kishin pasoja katastrofale politike dhe ambientaliste", tha ai. Deklaratat e tij pasuan disa raporte sipas të cilave Koreja e Veriut po përgatitet të testojë një armë bërthamore. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan, tha se çfarëdo testi bërthamor nga Koreja e Veriut do të paraqesë "akt provokues".
XS
SM
MD
LG