Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Benedikti i XVI-të ka thënë sot se mediat mund të ndikojnë në përhapjen e paqes, por njëherit ato mund të nxisin edhe dhunën. Në ditën botërore të komunikimit shoqëror, Papa u bëri thirrje gazetarëve të tregojnë përgjegjësi duke siguruar raportim të drejtë. Mjetet e komunikimit mund të favorizojnë dijen dhe dialogun, ose, mund të ushqejnë paragjykimin dhe përbuzjen ndërmjet individëve e popujve, tha Papa, në një paraqitje nga dritarja e studios së tij, për t'i bekuar njerëzit në Sheshin e Shën Pjetrit.
XS
SM
MD
LG