Ndërlidhjet

BAGDAD


Asambleja Kombëtare e Irakut i miratoi sot gjashtë poste të paplotësuara në kabinet, ndërkohë që njëri nga të emëruarit, ministri për të drejtat e njeriut, Hashim al-Shibli, nga muslimanët sunitë, e refuzoi postin, duke thënë se ishte zgjedhur vetëm pse ishte sunit, dhe ky përqëndrim në identitetet sektare, çon vetëm në ndarjen e shoqërisë irakiane. Katër nga gjashtë postet e miratuara i kanë marrë muslimanët sunitë.
Nga zhvillimet tjera, Policia bëri të ditur se disa persona të armatosur kanë vrarë zyrtarin e lartë të ministrisë së transportit, Zobaa Yassin, dhe shoferin e tij.
Kryeministri i vendit, Ibrahim al-Jaafari, pas incidenteve të ditëve të fundit, ka premtuar se do t'i marrë të gjitha masat për stabilizuar gjendjen e sigurisë.
XS
SM
MD
LG