Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi për tre ushtarë amerikanë të vrarë sot në Irakun qendror. Në deklaratën e ushtrisë thuhej se një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur, në një sulm afër Samaras, kurse 2 ushtarë të tjerë janë vrarë gjatë një operacioni luftarak në Khaldiyah.
Pas incidenteve të shtuara gjatë ditëve të fundit, kryeministri al-Jaafari është zotuar sot se do t'i marrë të gjitha masat për ta stabilizuar gjendjen e sigurisë.
Në të tjera zhvillime, Asambleja Kombëtare, i ka miratuar gjashtë poste të paplotësuara në kabinet, ndërkohë që njëri nga të emëruarit, e ka refuzuar postin, duke thënë se përqëndrimi i madh në identitetet sektare, çon në përçarjen e shoqërisë.
XS
SM
MD
LG