Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Qindra udhëheqës fisnorë të Afganistanit, i përkrahën sot planet e presidentit Hamid Karzai, për "partneritet strategjik" me Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i qeverisë, Jawed Ludin, tha se mbi 1 mijë përfaqësues nga i tërë vendi, janë takuar sot me presidentin, dhe në përgjithësi, ata e kanë vlerësuar pozitivisht planin, i cili përfshin marrëdhëniet politike, ekonomike dhe sigurinë. Zoti Karzai shpreson të diskutojë për këtë çështje me presidentin amerikan George Bush, në Washington, në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG