Ndërlidhjet

STRASBURG


Nicolas Schmit, zëvendësministri i jashtëm i Luksemburgut, vendi i të cilit aktualisht e kryeson Bashkimin Evropian, tha sot se Evropës i duhet një president dhe një ministër i jashtëm i përhershëm, në mënyrë që ta forcojë identitetin dhe garantojë vazhdimësinë politike. Ai tha se Evropa duhet të flasë me një zë kur ka të bëjë me superfuqi, si Shtetet e Bashkuara. Këto poste parashihen në Kushtetutën e BE-së, e cila duhet të ratifikohet në secilin prej 25 vendeve anëtare për të hyrë në fuqi.

ANKARA


Presidenti i Turqisë, Ahmet Sezer, e ka ftuar Bashkimin Evropian që në tetor t'i fillojë bisedimet për anëtarësimin e vendit të tij. Ai tha se Turqia e ka përmbushur objektivin e të qenit pjesë integrale e Evropës moderne. Në mesazhin e tij për 9 majin, Sezer, tha se populli turk shpreson në fillimin e bisedimeve, siç është paraparë, më 3 tetor të këtij viti. Ai ka siguruar se pala turke do të bëjë të gjitha përgatitjet për fillimin e suksesshëm të këtyre bisedimeve.
XS
SM
MD
LG