Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Me parakalimin e madh ushtarak në Sheshin e Kuq të Moskës, filloi shënimi i 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Në manifestimin qendror, i cili e shënon disfatën e Gjermanisë naziste në vitin 1945 ishin të pranishëm mbi 50 liderë të botës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ishte ulur pranë presidentit rus Vladimir Putin në tribinën në Sheshin e Kuq afër Kremlinit, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe presidenti i Francës Jacques Chirac, kancelari gjerman Gerhard Schroder dhe kryeministri i Japonisë Junichiro Koizumi.
Në fjalimin e tij, presidenti Vladimir Putin tha se bota kurrë më nuk duhet të lejojë një Luftë të Ftohtë apo luftë të vërtetë.
"Përballë kërcënimit nga terrorizmi, ne duhet t'u mbetemi besnikë kujtimeve të baballarëve tanë dhe ta mbrojmë botën mbi bazat e sigurisë dhe drejtësisë, të një kulture të re të marrëdhënieve midis vendeve, e cila nuk do të lejojë të përsëriten qoftë luftërat e ftohta apo të vërteta", tha Putin.
Parakalimi më pas u ndoq me vendosjen e kurorave të luleve në Varrin e Ushtarit të Panjohur, dhe me një pritje në Kremlin.
Rreth Kremlinit ishin vendosur mijëra policë dhe ushtarë, në kuadër të masave të ashpra të sigurisë në rast të ndonjë sulmi terrorist.
XS
SM
MD
LG