Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara në Irak tha se ka filluar një ofenzivë të hapur kundër kryengritësve në Irakun perëndimor, në të cilën vetëm në 24 orët e para janë vrarë rreth 75 militantë.
Ushtria tha se aksioni zhvillohet me mbështetjen e forcave ajroje amerikane në provincën Anbar, në veri të lumit Eufrat, në një zonë të shkretëtirës ku infiltrohen kryengritësit e huaj.
Në Bagdad, sot e kanë humbur jetën 4 irakienë në një sulm vetëvrasës në jug të qytetit.
Po në Bagdad, ushtria irakiene tha se ka zbuluar kufomat e 8 civilëve të ekzekutuar.
XS
SM
MD
LG