Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, pasdite do të arrijë në Tbilisi, në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Gjeorgji. Ai do të takohet me presidentin Mikhail Saakashvili, kryetarin e Parlamentit, Nino Burdzhanadze, si dhe do të mbajë një fjalim në Sheshin e Lirisë në kryeqytet.
Presidenti Bush, i cili e ka mbështetur tërheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia, ka bërë thirrje për durim, duke thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Presidenti i Gjeorgjisë i ka bojkotuar sot ceremonitë në Moskë, ashtu si edhe udhëheqësit e dy republikave baltike; Lituanisë dhe Estonisë.
XS
SM
MD
LG