Ndërlidhjet

BERLIN


60 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania sot formalisht do ta hapë memorialin e përhershëm kombëtar të Hollokaustit, për t'i përkujtuar 6 milionë hebrenjtë e vrarë nga nazistët.
Të mbijetuar nga kampet e përqëndrimit dhe liderë politikë, pritet të marrin pjesë në inaugurimin e Memorialit të Hebrenjve të Vrarë në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Memoriali i projektuar nga arkitekti amerikan Peter Eisenman, paraqet një fushë me blloqe betoni të vendosura afër Portës së Brandenburgut dhe bunkerit, ku udhëheqësi nazist Adolf Hitler bëri vetëvrasje.
XS
SM
MD
LG