Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në fshatin Kllokot të Vitisë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, një shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në një shtëpi të zbrazët.
Zëdhënësi i kontingjentit amerikan të KFOR-it, majori Michael Woon ka deklaruar se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Agjencitë serbe të lajmeve kanë njoftuar se shtëpia i takon një familjeje serbe, e cila në kohën e shpërthimit ka qenë në një shtëpi tjetër në afërsi.
Këto njoftime nuk janë konfirmuar nga autoritetet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG