Ndërlidhjet

MOSKË


Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Rusisë biseduan në Moskë për forcimin e bashkëpunimit nga ekonomia tek siguria e jashtme, ku dhe u arritën marrëveshje në katër fusha. Lidhur me marrëveshjet e arritura Putin ka deklaruar se ato do ndihmojnë në përballimin e sfidave të kohës.
nc051076
"Krijimi i një zone të bashkuar dhe të pandarë të sigurisë do të na ndihmojë të luftojmë në mënyrë më efikase terrorizmin dhe çdo manifestim të ksenofobisë dhe jotolerancës" ka theksuar presidenti rus.
Ndërkaq nuk ka pasur marrëveshje lidhur me lehtësimin e vizave për qytetarët rusë, pasi Rusia nuk ka pranuar të lejojë riatdhesimin e imigrantëve të paligjshëm që hyjnë në territorin e Unionit përmes Rusisë.
XS
SM
MD
LG