Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara, që është përgjegjës për sigurinë e presidentit amerikan, ka kumtuar se është duke hetuar çështjen se a është hedhur apo jo një granatë dore në drejtim të presidentit George Bush gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Tbilisi të Gjeorgjisë. Pasi presidenti Bush u largua nga Gjeorgjia, zyrtarë të Shërbimit sekret kanë thënë se autoritetet e këtij vendi e kishin informuar Shërbimin sekret amerikan se një pajisje e përshkruar si granatë dore e mundshme ishte hedhur 30 metra larg vendit ku zoti Bush po mbante fjalimin e tij. Këta zyrtarë kanë thënë se, sipas autoriteteve të Gjeorgjisë, kjo pajisje kishte goditur dikë në turmën e njerëzve dhe nuk ishte aktivizuar.
XS
SM
MD
LG