Ndërlidhjet

BAGDAD


Edhe sot në Irak ndodhën një varg sulmesh, nga të cilat u vranë shumë njerëz. Policia ka kumtuar se së paku 28 persona janë vrarë dhe më se 60 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin Tikrit, në veri të Irakut. Është raportuar se së paku 19 njerëz u vranë nga një sulm me bombë jashtë qendrës së rekrutimit të forcave të sigurisë në qytetin Hawija, poashtu në veri të Irakut. Në Bagdad, nga një shpërthim u vranë së paku tre vetë.
XS
SM
MD
LG