Ndërlidhjet

BAGDAD


Në disa sulme vetëvrasëse me bomba në Irak sot u vranë së paku 52 njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë. Në shpërthimin më vdekjeprurës, që ndodhi në qytetin verior, Tikrit, u vranë së paku 28 persona dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë, ka kumtuar policia. Poashtu, sipas policisë, në qytetin verior Hawija, një sulmues vetëvrasës me bombë vrau së paku 20 njerëz dhe plagosi afro 25 të tjerë. Shpërthime të këtilla ndodhën edhe në Bagdad, ku raportohet për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e disa të tjerëve.
XS
SM
MD
LG