Ndërlidhjet

NJU JORK


Grupi legjendar muzikor, The Rolling Stones, ka shpallur fillimin e një turneu të ri botëror dhe nxjerrjen e një albumi të ri. Këtë paralajmërim ky grup injohur britanik e bëri mbrëmë vonë gjatë një koncerti një Nju Jork. Këngëtari i këtij grupi, Mick Jagger, 61 vjeçar, në një konferencë për shtyp tha se turneu botëror do të filloj me një koncert në Boston të Shteteve të Bashkuara më 21 gusht të këtij viti, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të vizitojnë Amerikën Jugore, Evropën dhe Azinë. Zoti Jagger nuk u pajtua me sugjerimet se ky mund të jetë turneu i fundit i grupit The Rolling Stones, duke thënë se nuk është menduar për këtë çështje.
Anëtarët kryesorë të këtij grupi janë mbi moshën 60 vjeçare.
XS
SM
MD
LG