Ndërlidhjet

XHALALABAD


Policia afgane e mbështetur nga forcat amerikane ka përdorur forcën për të penguar trazirat e shkaktuara nga protestat anti-amerikane në qytetin e Xhalalabadit.
Së paku dy janë vrarë derisa 50 të tjerë janë plagosur gjatë ditës së dytë të përleshjeve për shkak të informacioneve se në bazën ushtarake të Guantanamos hetuesit kishin fyer Kuranin, librin e shenjtë të fesë islame.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, që gjendet aktualisht në Evropë ka deklaruar se këto trazira dëshmojnë paaftësinë e institucioneve afgane për t'iu qasur situatave të tilla, derisa ka shtuar:
"Nuk bëhet fjalë për ndjesi anti-amerikane. Është protestë për shkak të diskretitimit të Kuranit dhe është gjithashtu një manifestim i demokracisë. Afganistani është tani një shoqëri demokratike."
XS
SM
MD
LG