Ndërlidhjet

STRASBURG


Parlamenti Evropian në Strasburg ka debatuar rëndësinë strategjike dhe ekonomike që paraqet për Evropën Azia Qëndrore. Elman Brok, kreu i komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Parlamentin Evropian lidhur me zhvillimet në Azinë Qëndrore theksoi:
"Është një rajon që ka rëndësi të madhe strategjike. Ka rëndësi strategjike kur flitet për burimet e naftës dhe gazit, për interesin në rritje të Kinës në këtë rajon, fondamentalizmin ekstrem dhe për faktin se përdoret si rrugë kalimtare për trafikun e drogës."
XS
SM
MD
LG