Ndërlidhjet

BUKURESHT


Bashkimi Evropian do jetë më kërkues ndaj vendeve të Ballkanit perëndimor për respektimin e shtetit ligjor, gjatë përpjekjeve të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka deklaruar eurokomisioneri për zgjerim Oli Rehn. "Duhet të përqëndrohemi më shumë në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe kapacitetet administrative në Ballkanin Perëndimor", ka theksuar Rehn në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Më tej ai ka shtuar se "shteti ligjor është vlera më e çmuar e Unionit".
Rehn ka kërkuar nga vendet ballkanike që të japin ndihmën e tyre për përmbushjen e misionit të Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG