Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Trupat amerikane nuk kanë qenë të përfshira në përleshjet mes demonstruesve dhe forcave vendase të sigurisë në qytetin e Xhalalabadit në Afganistan.
"Trupat amerikane nuk kanë luajtur asnjë rol gjatë këtyre demonstrimeve. Asnjë ushtar amerikan nuk është larguar nga baza ushtarake në përgjigjje të protestave", tha zëdhënësi i Pentagonit, kolonel lejtnant Barry Venable.
Protestat në Xhalalabad sot kanë hyrë në ditën e dytë dhe kanë shënuar tre viktima, derisa informacionet se hetuesit amerikan në Guantanamo kishin fyer Kuranin kishin shkaktuar zemërimin e njerëzve.
Pentagoni ka bërë të ditur se do të hetohen akuzat në fjalë.
XS
SM
MD
LG