Ndërlidhjet

PEKIN


Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kinës të përmirësojë shkallën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të ratifikojë konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat civile dhe politike, si parakusht për heqjen e embargos së armëve.
Benita Ferrero-Waldner, eurokomisionerja për marrëdhëniet me jashtë, gjatë qëndrimit të saj dy ditor në Pekin ka thënë se duhen marrë hapa konkretë në respektimin e të drejtave të njeriut.
Ndërkaq ministri i jashtëm kinez, Li Zhaoxing tha:
"Qeveria kineze bën gjithçka për popullin. Ne nuk kemi nevojë për askënd që të na kujtojë se çfarë duhet të bëjmë. Ne do vazhdojmë përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut, përfshi dhe përmirësimin e jetës së njerëzve", tha shefi i diplomacisë kineze në përgjigjje të kritikave nga Brukseli.
XS
SM
MD
LG