Ndërlidhjet

STRASBURG


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, vlerësoi se gjykimi i udhëheqësit të kurdëve të Turqisë, Abdullah Oçalan, ka qenë i padrejtë. Ndonëse vlerësimi i kësaj gjykate nuk është detyrues, kjo do të rrisë presionin mbi Ankaranë që të zhvillojë një gjykim të ri për Oçalanin. Abdullah Oçal, i dënuar me burgim të përjetshëm, akuzohet për drejtimin e një lëvizjeje kurde për shkëputje nga Turqia, e cila, që nga fillimi, ka shkaktuar rreth 37 mijë viktima.
XS
SM
MD
LG