Ndërlidhjet

BEOGRAD/PRISHTINË


Delegacionet nga Serbia dhe Kosova i filluan sot bisedimet teknike për kthimin e të zhvendosurve. Përfaqësuesi i omisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Gottfried Koefner, i cili i kryeson këto bisedime, tha se procesi ka filluar mirë. "Nuk jemi këtu që të bisedojmë për çështje politike, por që të përqëndrohemi në një problem humanitar i cili duhet të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që të zhvendosurit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre", tha Koefner.
Ndërkaq, kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, në një deklaratë, ka thënë se bisedimet do ta ndihmojnë bashkëpunimin dhe dialogun, për të arritur zgjidhje konkrete që do të mundësonin kthimin e atyre që dëshirojnë të kthehen.
XS
SM
MD
LG