Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë, Jovan Manasievski, ka qëndruar sot për një vizitë në Prishtinë. Ai është takuar me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe kryeministrin Bajram Kosumi. Në fokus të bisedimeve ishin çështjet dypalëshe dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. “Biseduam për thellimin e marrëdhënieve tona që janë gjithnjë e më të mira. Është në inters të përbashkët për të dy vendet që të jemi në Bashkimin Evropian, në NATO, dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara", tha pas takimit, presidenti Rugova.
XS
SM
MD
LG