Ndërlidhjet

PRISHTINË


Paneli Ndërkombëtar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka dënuar sot tre ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime të luftës gjatë viteve 1998-1999, njoftoi zëdhënësi i UNMIK-ut, Neeraj Singh. Ejup Runjeva është dënuar me 8 vjet burgim, ndërsa Enver Axhami dhe Rrustem Dema me nga 6 vjet. Ata akuzoheshin për arrestim të paligjshëm, torturim dhe trajtimin çnjerëzor të disa shqiptarëve të Kosovës. Gjykata ka liruar ndërkaq, dy të akuzuar të tjerë nga ky grup, tha Singh.
XS
SM
MD
LG