Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Autoritetet austriake thanë sot se kanë goditur një rrjet të madh të trafikimit me njerëz, i cili me gjasë, udhëhiqet nga kriminelë rumunë, moldav dhe ukrainas. Zyrtarët thanë se ata kanë transportuar ilegalisht nga vendet e Lindjes në Perëndim, më shumë se 5 mijë qytetarë brenda pak vitesh. Zyra Federale e Hetimeve Penale të Austrisë tha se Policia ka arrestuar 64 të dyshuar, në operacionin gati një vjeçar që ishte i përqëndruar në pikat kufitare. 59 nga të dyshuarit janë kapur në Austri, kurse të tjerët janë transferuar nga qendrat e paraburgimit në Hungari, Poloni dhe Rumani. Zyrtarët thanë se trafikantët u merrnin nga 5 mijë dollarë imigrantëve që provonin të futeshin ilegalisht në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG