Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka thënë se autoritetet ushtarake po i hetojnë akuzat se trupat e Shteteve të Bashkuara kanë fyer Kuranin. Këto komente, zonja Rice i bëri mbrëmë vonë në një seancë dëgjimi në Senatin amerikan në Uashington.
- Mosrespektimi i Kuranit nuk është toleruar tash, nuk është toleruar në të kaluarën dhe nuk do të tolerohet as në të ardhmen nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ne u bëjmë nder të gjithë librave të shenjtë të të gjitha religjioneve të botës. Mosrespektimi i Kuranit të shenjtë për të gjithë ne është i papranueshëm.
Zonja Rice mëtutje kërkoi nga myslimanët që të mos i pranojnë ftesat për dhunë. Pas raporteve se hetuesit amerikanë kishin fyer Kuranin gjatë marjes në pyetje të të burgosurve në Guantanamo Bej në Kubë, në Afganistan u organizuan protesta, në të cilat u vranë së paku 10 vetë, përfshirë këtu edhe tre demonstrantë, që u vranë sot.
XS
SM
MD
LG