Ndërlidhjet

PARIS


Në Konferencën e parë ndërkombëtare të donatorëve për ta ndihmuar ripërtritjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës janë premtuar miliona dollarë, kanë thënë zyrtarët. Ekspertët vlerësojnë se duhen afro 40 milionë dollarë për të filluar rikonstruktimet më urgjente, tha Koichiro Matsura, drejtor i përgjithshëm i Uneskos, që e organizoi konferencën në Paris. Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, që mori pjesë në këtë kofnerencë, tha se "respekti për ruajtjen dhe rikonstruktimin e vendeve dhe objekteve kulturore dhe religjioze është pjesë përbërëse e procesit të përmirësimit dhe të konsolidimit të raporteve ndërmjet bashkësive të ndryshme në Kosovë".
XS
SM
MD
LG