Ndërlidhjet

KABUL


Në përleshjet e sotme në provincat Badakhshan dhe Ghazni të Afganistanit janë vrarë së paku katër vetë, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, zyrtarët lokalë. Këto trazira u bënë pas raporteve se hetuesit amerikanë kanë fyer Kuranin gjatë marrjes në pyetje të të burgosurve në Guantanamo Bay në Kubë. Mbrëmë në një seancë dëgjimi në Senatin amerikan, për këtë çështje foli sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice:
- Mosrespektimi i Kuranit nuk është toleruar tash, nuk është toleruar në të kaluarën dhe nuk do të tolerohet as në të ardhmen nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ne u bëjmë nder të gjithë librave të shenjtë të të gjitha religjioneve të botës. Mosrespektimi i Kuranit të shenjtë për të gjithë ne është i papranueshëm.
XS
SM
MD
LG