Ndërlidhjet

ANDIJAN/UZBEKISTAN


Qindra protestues janë tubuar në qytetin uzbek Andijan, një ditë pas përleshjeve vdekjeprurëse me forcat e sigurisë, që lanë shumë të vdekur.
Protestuesit, shumica familjarë të atyre që dje e humbën jetën apo u plagosën, shprehen të zemëruar nga aksioni i forcave të sigurisë, të cilat hapën zjarr ndaj grave dhe fëmijëve.
Në Andijan është korrespondenti i radios Evropa e Lirë Sadriddin Ashurov.
"Gjendem pranë një ndërtese administrative rajonale në Andijan ku janë tubuar shumë njerëz të cilët shprehin pakënaqësi të madhe. Ata flasin për ngjarjet e djeshme, për zjarrin ndaj ndaj grave dhe fëmijëve. Ata thonë që trupat e sigurisë nuk kishin mëshirë. Tash njerëzit i mbledhin kufomat", njoftoi korrespondenti i radios Evropa e Lirë Sadriddin Ashurov.
Dje, trupat e Uzbekistanit hapën zjarr drejt turrmës në sheshin e qytetit që kërkonte kushte më të mira jete.
Gjithçka ndodhi pasi persona të armatosur hynë në burgun në Andijan dhe i liruan qindra të burgosur, përfshirë 23 biznesmenë, të dënuar për ekstremizëm islamik.
Nuk është i qartë bilanci i viktimave, por një mjek i spitalit lokal i tha AFP-së se janë vrarë mbi 50 njerëz.
Ndërkaq gazetarët e mediave të huaja kanë raportuar se janë urdhëruar që për arsye sigurie, sot të largohen nga qyteti Andijan.
Mbrëmë në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scot McClellan u bëri thirrje të gjitha palëve të përmbahen.
"I bëjmë thirrje qeverisë dhe protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Njerëzit në Uzbekistan duan të shohin qeveri më përfaqësuese dhe demokratike, por kjo duhet bërë me mjete paqësore, e jo me dhunë", tha McClellan.
Bashkimi Evropian e akuzoi presidentin Islam Karimov për dhunën, duke thënë se nuk u ka kushtuar kujdes të mjaftuar të drejtave të njeriut dhe uljes së varfërisë, ndërsa Rusia tha se plotësisht e mbështet presidentin Karimov.
XS
SM
MD
LG