Ndërlidhjet

MOSKË


Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i kanë mohuar akuzat e shefit të sigurimit të Rusisë, se dy vendet i shfrytëzojnë organizatat joqeveritare për spiunazh. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, tha se akuzat e Nikolai Patrushevit janë "tërësisht të pavërteta", ndërsa ministria e Jashtme e Sllovakisë kërkoi shpjegime nga i ngarkuari me punë i Rusisë, për akuzat se Instituti Ndërkombëtar Republikan, në takimin e prillit në Sllovaki, ka diskutuar finansimin e opozitës në Bellorusi.
XS
SM
MD
LG