Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi sot për përfundimin e operacionit "Matador" në afërsi të kufirit me Sirinë. Në deklaratë thuhet se forcat amerikane kanë "neutralizuar" me sukses një qendër të kryengritësve, duke vrarë 125, plagosur shumë të tjerë dhe arrestuar 39. Në deklaratë thuhet gjithashtu se 9 marinsa janë vrarë dhe 40 janë lënduar gjatë fushatës kundër luftëtarëve të militantit jordanez Abu Musab al-Zarqawi.
XS
SM
MD
LG