Ndërlidhjet

SALAHADIN, IRAK


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se politikanët e Irakut duhet ti dëshmojnë popullit se procesi politik është një alternativë që sjell sukses kundër kryengritësve. Këto komente zonja Rice i bëri gjatë fluturimit për në Irak. Këtë vizitë të paparalajmëruar zonja Rajs e filloi në Arbil, që është në veri të Bagdadit, e pastaj shkoi në qytetin Salahadin, për tu takuar me liderin e kurdëve, Massoud Barzani. Është paralajmëruar se më vonë gjatë ditës ajo do të takohet edhe me kryeminsitrin e Irakut, Ibrahim Jaafari.
XS
SM
MD
LG