Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë hedhur poshtë mundësinë që 24 maji të jetë caktuar si datë dhe Prizreni si vend-takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi dhe kryeministrit të Serbisë, Vojislav Koshtunica. Zëdhënësi i qeverisë, Daut Dauti tha se kryeministri Kosumi është i gatshëm të takohet dhe të diskutojë edhe çështje të tjera përveç atyre teknike, por ka hedhur poshtë mundësinë e bisedave për statusin e Kosovës. Dauti i bëri këto komente sot, duke iu përgjigjur një deklarate të zëdhënësit të kryeministrit të Serbisë, se Koshtunica është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, më 24 maj të këtij viti, në Prizren.
Dauti tha se kryeministri i Kosovës i mbetet besnik gatishmërisë së shprehur për një takim të tillë, por ka mohuar të ketë ndonjë marrëveshje zyrtare për detajet apo për vendin e takimit. "Vendi ende mbetet i pacaktuar dhe ky është qëndrimi zyrtar i qeverisë dhe deri më tani nuk është shprehur asnjë vend si i preferuar për takimin", tha Dauti.
Kryeministri Bajram Kosumi ka deklaruar më parë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Serbisë dhe se është i gatshëm të shkojë edhe në Beograd nëse është nevoja, vetëm për ta avansuar, siç ka thënë ai, ndërtimin e shtetësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG