Ndërlidhjet

BAGDAD/IRAK


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice bëri një vizitë të papritur në Irak, duke ndaluar së pari në qytetin Arbil, në veri të Bagdadit, dhe më pas në Salahadin, për bisedime me liderin e kurdëve, Massoud Barzani.
Duke iu referuar ngjarjeve që i paraprinë ndërhyrjes amerikane në Irak dhe sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, Rice deklaroi: "Na duhej një rast për të punuar me popujt e Lindjes së Mesme, të cilët dëshironin një jetë tjetër për shkak të mungesës së lirisë. Deficiti i lirisë është ai që prodhoi ideologjitë e urrejtjes, të cilat u prinë njerëzve që i përplasën aeroplanët në ndërtesa, atë ditë të bukur shtatori".
Sekretarja e Shtetit pritet të takohet sot edhe me kryeministrin al-Jaafari, presidentin Talabani dhe ministrat e rinj të brendshëm dhe të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG