Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet irakiane kanë gjetur trupat e 13 personave të vrarë që ishin lënë në një paralagje të Bagdadit. Ministria e mbrojtjes, gjithashtu, njoftoi se në Ramadi janë gjetur edhe trupat e 10 ushtarëve të vrarë irakianë. Kurse Policia, tha se janë gjetur edhe 11 trupa të tjerë të irakianëve të vrarë, në jug të Bagdadit.
Ndërkaq dje, ushtria amerikane e shpalli të përfunduar me sukses ofensivën kundër kryengritësve në Irakun perëndimor, gjatë së cilës janë vrarë të paktën 125, dhe janë arrestuar 39 kryengritës.
XS
SM
MD
LG