Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Parlamenti iranian miratoi një ligj, me të cilin i kërkohet qeverisë që të vazhdojë përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, përfshirë edhe pasurimin e uraniumit. Kryeparlamentari Gholamali Haddad Adel tha se votimi i ligjit nuk don të thotë se bisedimet me Bashkimin Evropian kanë përfunduar. "Kalimi i ligjit në Parlament nuk do të thotë përfundim i bisedimeve. Bisedimet mund të vazhdojnë dhe parlamenti nuk është i përfshirë në to. Ato janë për të konfirmuar qëllimin e Iranit për përdorim paqësor të energjisë bërthamore. Nuk synojmë të bëjmë armë bëthamore", tha Adel.
XS
SM
MD
LG