Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 5 ushtarë irakianë janë vrarë sot nga një sulm me bombë në afërsi të qytetit Bakuba, 55 kilometra në verilindje të Bagdadit, kanë thënë burime policore. Nga ky sulm janë plagosur 10 vetë, përfshirë këtu 7 ushtarë. Sulmi ndodhi në momentin kur patrulla ushtarake po kalonte nëpër një fshat afër Bakubës. Më herët gjatë ditës, ushtria irakiane ka kumtuar se mbrëmë vonë janë vrarë dy gazetarë dhe shoferi i tyre, që punonin për televizionin e Kuvajtit. Ata ishin vrarë derisa po ktheheshin nga qyteti Qerbela për në Bagdad.
XS
SM
MD
LG