Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një raport i ri i publikuar mbrëmë vonë nga një komitet i Senatit të Shteteve të Bashkuara, thotë se nafta me vlerë prej miliona dollarësh, në kuadër të programit naftë për ushqim të Kombeve të Bashkuara, ka shkuar te zyrtarët e lartë të Rusisë. Në raport shkruan se këto sasi nafte ishin "kompensim për mbështetje" në përpjekjet për tërheqjen e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit të Saddam Husseinit. Në këtë aspekt, raporti thekson Aleksander Voloshinin, ish shef i kabinetit të presidentit Putin dhe deputetin ultranacionalist, Vlladimir Zhirinovski.
XS
SM
MD
LG