Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Javorja amerikane Newsweek thotë se ka mundur të ketë gabime në raportin e javës së kaluar, që ka nxitur protesta në mbarë botën myslimane. Kjo javore, më 9 të këtij muaji kishte raportuar se hetuesit e Shteteve të Bashkuara në burgun ushtarak në Gauntanamo Bej në Kubë kanë fyer Kuranin. Ky raport kishte nxitur demonstrata të dhunshme në Afganistan, me ç'rast ishin vrarë së paku 15 vetë. Shefi i zyrës së kësaj reviste në Uashington, Dan Klaidman, me këtë rast ka thënë:
- Ne shprehim keqardhje për vdekjet në Afganistan dhe për faktin se lajmi ndoshta i ka vënë ushtarët amerikanë dhe personelin tjetër në rrezik.
XS
SM
MD
LG