Ndërlidhjet

NJU JORK


Javorja amerikane "Neës ëeek" thotë se ka mundur të ketë gabime në raportin e javës së kaluar, që nxiti protesta në Afganistan. Kjo javore, më 9 maj ka raportuar se hetuesit e Shteteve të Bashkuara në burgun e Gauntanamos në Kubë, e kanë fyer Kuranin. Ky raport nxiti demonstrata të dhunshme në Afganistan, me ç'rast u vrarë të paktën 15 vetë. Shefi i zyrës së kësaj reviste në Uashington, Dan Klaidman, ka shprehur keqardhje për vdekjet në Afganistan dhe për faktin se lajmi ndoshta i ka vënë ushtarët amerikanë dhe personelin tjetër në rrezik.
XS
SM
MD
LG